Zbardhet vrasja e 36 vjeçarit nga Fieri që fshehu kufomën, arrestohet autori dhe pranon krimin.
Policia e Fierit ka lajmëruar se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit 36-vjeçar Kreshnik Beqiri, që u gjet i groposur në fshatin Daullas të rrethit të Fierit .
Autori i krimit është 32-vjeçari Albert Zekaj, me origjinë nga Kopliku i Malësisë e Madhe. Dy shtetasit ndanin miqësi me njëri-tjetrin dhe Beqiri jetonte në shtëpi me qira me Zekajn. Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00, 32-vjeçari dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta K. Beqirin dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Pas marrjes në pyetje autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes si edhe groposjen e kufomës në vendin ku u gjet. Dy shtetasit jetonin në Belgjikë, ku edhe janë njohur. Pasi janë kthyer, Kreshnik Beqiri jetonte në një shtëpi me qira me Albert Zekaj.