Donald Trump po thyen rekordet, por jo për mirë. Më shumë se një në tre punonjës të stafit të tij e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të parë në detyrë të miliarderit amerikan, një ritëm ky që eklipson nivelin e largimeve në radhët e punonjësve të 5 presidencave të mëparshme.