Ora News - E konsideronte si djalin e tij, por i vrau te birin. Dëshmia e babait të Kreshnikut

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Si më iku djali im të ikë dhe ai. Nëse drejtësia nuk e bën atëherë do ta bëjmë ne. E kam rritur me mundim" . Ky është paralajmërimi i fortë i babait të 36 vjeçarit Kreshnik Beqirajt, të vrarë e groposur, nga Albert Zekaj, shoku me të cilin jetonte në një shtëpi në Fier.

65 vjeçari Mystehak Beqiraj thotë se nuk mund tia falë vrasjen, Albert Zekës, që e ka konsideruar si djalë

Babai:"Albertin e konsideroja si djalin tim. Dy djemtë ishin njohur në burg në Belgjikë. Rrinin bashkë në një shtëpi me qira në Fier. Ai nuk punonte dhe shtëpine me qera e mbante vetëm djali im. Qëndroi dy vjet me të ngrënë me të pirë. Si më iku djali të iki dhe ai. Nëse drejtësia nuk e bën këtë do ta bëjmë ne"

I moshuari thotë se shtëpinë në Fier ku ndodhi krimi e paguante djali i tij Kreshniku, pasi miku i tij nga Kopliku nuk punonte.

Ky dyshohet nga policia të jetë edhe shkaku i përplasjes që përfundoi me fund ekstrem.

Babai:"E mbajti djali me të ngrënë e të mirë për gati dy vjet. Një ditë më tha se do e përzinte sepse nuk i jepte qeranë."

U zhduk ne qershor 2017 por hetimet nisen ne janar 2018

Viktima ishte denoncuar në polici në qershor 2017 dhe në janar 2018 kishin nisur hetimet për vrasje.

Vrasja ka ndodhur më 22 qershor të vitit të kaluar, dhe më 7 Korrik familja e denoncoi fillimisht në polici dhe më pas në shtator bëri apel publik për ndihmë në Ora News.

Krimi u zbardh gati më shumë se 8 muaj më pas, kur djali i vogël nga familja, vëllai i ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte shkuar të kërkonte të hetonte Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Babai:"Erdhi djali nga Gjermani një muaj më parë dhe kërkoi të nisnin hetimet pasi mua më shikonin kështu (tregon fytyrën) e nuk ma varnin. Alberti kishte fikur telefonin dhe ishte larguar nga Fieri drejt Tiranës. E arrestuan në Tiranë dhe më pas e morën në pyetje këtu. Tregoi vetë se ku e kishte hedhur trupin"

Albert Zekaj, 32 vjeçari, Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, pranoi vrasjen dhe tregoi vendin, ku të enjten (8 mars) u gjetën eshtrat e shokut.

Burime policore thanë se Zekaj e vrau shokun me çekiç e mbështolli me batanije dhe më pas e groposi trupin e pa jetë në fshatin Daullas të Fierit

Ishte i dehur

Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin që ka kryer krimin, autori ka qenë në gjendje të dehur pasi deri vonë ka qenë në nje lokal. Pasi e ka goditur me çekiç dhe është siguruar që ka vdekur, e ka marrë dhe e ka hedhur në kanal. Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mungesa e parave për të paguar shtëpine me qira që kishin marrë në Fier. Autori ka plaçkitur edhe shtëpine ku ata të dy jetonin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-konsideroja-si-djalin-tim-babai-i-kreshnikut-flet-autorin-e-vrasjes-se-te-birit