Report TV - Përmbytjet, Basha në Shkodër: Rama s’e shpall qëllimisht gjendjen e emergjencës

2018-05-12 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vizituar zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër. Lideri i PD i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendja e emergjencës, pasi banorët janë të përmbytur prej disa ditësh nga shkarkimet nga HEC-et dhe jo nga natyra.
?Rama e ka refuzuar shpalljen e emergjencës. Zoti dhe natyra përgënjeshtrojnë atë që ka thënë Gjiknuri. Sot është një ditë me diell, por përmbytjet vijojnë, ç?ka do të thotë se janë shkaktuar nga HEC-et. Mos shpallja e emergjencës i lidh duart pushtetit vendor.

Mbështes kërkesën e bashkisë Shkodër për shpalljen e emergjencës, Rama po sillet në mënyrë kriminale me banorët. Katastrofa u shkaktua jo nga reshjet, por nga Kaskada e Drinit? deklaroi Basha.

Kryetari i PD ishte i shoqëruar në Shkodër nga deputetët dhe kryebashkiakja Ademi, ndërsa u takua me banorët duke u njohur me problemet e shkaktuara nga përmbytjet. Oboti është fshati më i prekur në Shkodër, ndërsa mijëra hektarë janë nën ujë, por edhe mbi 30 banesa. Ademi kërkoi shpalljen e emergjencës, por Prefekti e refuzoi.

Free Traffic Exchange