Report TV - Fierza po arrin kuotat maksimale, nga reshjet 'valojnë' dhe mbeturinat

2018-05-12 5

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm këto ditë. Por bashkë me prurjet kanë mbërritur dhe mbeturinat. Liqeni i Fierzës po tejkalon parashikimet,niveli i tij po rritet çdo ditë dhe duket një situatë e pakënaqshme pas përmbytjes së Anës së Malit në Shkodër.

Bashkë me prurjet e shumta të ujit, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme. Tonelata mbeturinash janë grumbulluar në bregun e liqenit si rrjedhojë e prurjeve të mëdha për shkak të reshjeve të vazhdueshme por edhe shkrirjes së borës.
Fierzës i duhet edhe 60 cm të shkojë në kuotën e saj maksimale.