http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vepër klasike e sjellë me elementë modernë, ?Makbethi? i Shekspirit është premiera e kësaj fundjave.
Skenat teatrale nuk ofrojnë shfaqje të reja këtë fundjavë, ndaj nëse i keni shijuar komeditë në teatrin eksperimental dhe atë në skenën e Metropolit, ?makbathi? është e vetmja alternativë.Regjisori Kledi Kapexhiu ka bërë bashkë në skenë emra të njohur të teatrit, si Luli Bitri, Indrit Cobani, suela bako, neritan Licaj, laer Vasili e Egla Ceno. Me një kast të madh aktorësh, kjo shfaqje premton të ngjitet në skenë gjatë gjithë muajit mars.Ndonëse kjo fundjavë nuk ka të reja në skenën teatrale, nuk ndodh kështu me kinematë, që ofrojnë alternativat më të mira të lakuara në ceremoninë për cmimet Oscar.Edhe arti vizual nuk mbetet pas. Në galerinë e Universitetit të Arteve ekspozita ?psalm? sjell traditën të qëndisur me fije ari. Është një ekspozitë që rrallë e shijojmë në kryeqytet.Autorja e këtyre veprave Egla Memaj është frymëzuar nga etnografia për të realizuar me fill ari dhe argjendi këto vepra, që i gjeni vetëm këtë fundjavë në galerinë FAB.Një tjetër koleksion i veçantë ekspozohet edhe në qendrën Tulla. Julian Demeti ka vendosur që ditën e gruas të ekspozojë pulla, monedha e kartëmonedha që datojnë prej vitit 1926 e ku janë stampuar gratë shqiptare që bën historinë e vendit tonë.Padiskutim kjo mund të quhet fundjava e artit vizual, pasi edhe galeritë private, si Zeta, Kalo, Dit Art apo Miza ofrojnë alternativat e tyre, punime të reja e të paekspozuara më parë.