Ish nën kryetari i PD Astrit Patozi, i cili ditët e fundit ka rikthyer takimet në disa qytete me demokratët duke kërkuar ringrijen e së djathtës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit ka dhënë një intervistë për Report Tv, ai shprehet se Kuvendi që PD do të mbledhë në fund të Prillit synon privatizimin e partisë nga Basha. Ish-n/kryetari thotë se PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Zgjidhja për Patozin është një marrëveshje e madhe.
?PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Propozim më të madh se platforma për ringritjen e PD nuk mund të ketë. Mjafton që bazamenti i saj të merret në konsideratë dhe të pranohet ne shkojmë drejt një zgjidhje që shkon përmes votës. PD nuk mund të amnistojë krimet politike, që kanë qenë të tilla që e kanë dërguar PD në një katastrofë elektorale dhe gjendjen së pashpresë ku ndodhet sot.