Report TV - Shkëlzen Berisha ankimim për deputetin e PS-së Balla te Krimet e Rënda

2018-05-12 0

TIRANE-Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke kërkuar rihapje të hetimeve për padinë ndaj Taulant Ballës. Disa muaj më parë Shkëlzen Berisha paditi Ballën për shpërdorim detyre. Shkëlzen Berisha akuzon kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla se përdori dokumente me të dhënat personale për qëllime private e politike duke i publikuar.
Dokumenteve të cilave u referohet Shkëlzen Berisha, që akuzon kryetarin e grupit të PS se i ka publikuar, lidhen me komisionin Hetimor të CEZ, ku Taulant Balla ka qenë kryetar i komisionit. Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën duke ia dërguar Gjykatës së Tiranës, ndërsa prokuroria e pushoi kallëzimin. Ndërkohë që Shkëlzen Berisha kërkon rihapje të hetimeve.

Free Traffic Exchange