Ora News - E konsideronte si djalin e tij, por i vrau te birin. Dëshmia e babait të Kreshnikut

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ishte zhdukur pa lënë gjurmë prej qershorit të vitit 2017. Ndërsa sot nga policia mëson se trupi i pajetë që u gjet në periferi të Fierit i përkiste djalit të tij, Kreshnikut. Policia deklaron se 36 vjeçari është vrarë nga shoku me të cilin ndante qiranë.

Autori i arrestuar për krimin është 32 vjeçari, Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, që tashmë është vënë në pranga dhe e ka pranuar krimin.

Në një prononcim për Ora News babai i Kreshnik Beqirajt tregon se autorin e krimit e kishte konsideruar si djalin e vet.

"Albertin e kisha si djalin tim. Dy djemtë ishin njohur në burg në Belgjikë. Rrinin bashkë në një shtëpi me qira në Fier. Ai nuk punonte dhe shtëpine me qera e mbante vetëm djali im. Qëndroi dy vjet me të ngrënë me të pirë. Si më iku djali të iki dhe ai. Nëse drejtësia nuk e bën këtë do ta bëjmë ne"

Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin që ka kryer krimin, autori ka qenë në gjendje të dehur pasi deri vonë ka qenë në nje lokal. Pasi e ka goditur me çekiç dhe është siguruar që ka vdekur, e ka marrë dhe e ka hedhur në kanal. Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mungesa e parave për të paguar shtëpine me qira që kishin marrë në Fier. Autori ka plaçkitur edhe shtëpine ku ata të dy jetonin.

Viktima ishte denoncuar në polici në qershor 2017 dhe në janar 2018 kishin nisur hetimet për vrasje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/e-konsideroja-si-djalin-tim-babai-i-kreshnikut-flet-autorin-e-vrasjes-se-te-birit

Free Traffic Exchange