Report TV - Oboti nën pushtetin e ujit, lëvizja vetëm me varka, situata në Shkodër mbetet kritike

2018-05-12 0

SHKODER-Vijon që të jetë shumë problematike situata në fshatin Obot në Njësinë Ana e Malit për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Fshati është i izoluar nga uji, ndërsa lëvizja e banorëve bëhet vetëm me varka.Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, që ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa dërgojnë edhe ushqime në banesat e rrethuara nga uji.

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Gjithashtu nga prurjet janë të izoluara edhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Sipërfaqja e përmbytur në njësinë Administrative është 2285 ha tokë. Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve. Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi ka kërkuar shpalljen e emergjencës, por nuk është pranuar nga Prefekti.