Ora News - Zbardhet misteri i kufomës në Fier, shoku nga Kopliku e vrau me çekiç për qiranë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë muaj pasi tezja e tij denoncoi në Ora News zhdukjen e 36 vjeçarit Kreshnik Beqiraj, policia e Fierit zbuloi se ai është vrarë. Autori i krimit është një shok i tij nga Kopliku, me të cilin ishte njohur në Belgjikë dhe jetonte në një shtëpi me qira në Fier. Arsyeja dyshohet për përplasje për lekët e qirasë mujore.

Trupi i pajetë i gjetur të enjten (8 mars 2018) në Fier, i përket Kreshnik Beqirajt, një 36 vjeçari të denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Ora News më 9 shtator të vitit 2017.

Behije Jakuza: ?Di që ka qenë një djalë i urtë, i sjellshëm, korrekt. Nuk i ka rënë njeriu në qaf, çdo gjë që thonte e kryente. Ishte i gatshëm për çdo njeri. Dhe ne i lutemi shtetit të çështë e mundur që ta gjejë.?

Plot 6 muaj më pas policia e Fierit ka arritur në përfundimin se ai është vrarë nga shoku me të cilin ndante qiranë. Autori është 32 vjeçari, Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, që tashmë është vënë në panga dhe e ka pranuar krimin.

Autori shok me viktimën

Sipas policisë, Albert Zekaj, ka qenë shok me viktimën Kreshnik Beqiraj. Ata ishin njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00, Zekaj dyshohet se e ka vrarë me sende te forta Beqiraj dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Policia thotë se 32-vjeçari Zekaj, tashmë i arrestuar, gjatë marrjes në pyetje pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Autori në gjendje të dehur kur kreu krimin, shkak pamundësia për të paguar qiranë

Burime nga policia bëjnë me dije se në momentin që ka kryer krimin, autori ka qenë në gjendje të dehur pasi deri vone ka qene në nje lokal. Pasi e ka goditur me çekiç dhe është siguruar që ka vdekur, e ka marrë dhe e ka hedhur në kanal. Dyshohet se arsyeja e vrasjes ka qenë mungesa e parave për të paguar shtëpine me qira që kishin marrë në Fier. Autori ka plaçkitur edhe shtëpine ku ata të dy jetonin.

Familja e denoncoi si të humbur

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin dhe mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale ?Vrasje me dashje?.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kufoma-ne-fier-nje-vrasje-gjakftohte-njohja-ne-belgjike-dhe-bashkejetesa

Free Traffic Exchange