Report TV - Raporti i Komisionerit Civil. 8 mijë punonjës me diploma tek universitetet private

2018-05-12 4

Mbi 8 mijë punonjës të administratës shtetërore janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri, shumica e të cilëve janë mbyllur nga qeveria tre vite më parë, si piramida arsimore. Ky është konstatimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, reflektuar në raportin e veprimtarisë vjetore për vitin 2017. Nga rreth 80 mijë punonjës që ka administrata shtetërore, KSHMC ka verifikuar 1554 raste nga ku kanë rezultuar se 10 për qind e tyre janë diplomuar në universitetet publike.

?Në lidhje me institucionin arsimor ku janë diplomuar, nga 1554 raste të verifikuara, ka rezultuar se, 1369 punonjës janë arsimuar në institucione të arsimit publik; 134 të tjerë në institucione të arsimit privat dhe 51 punonjës kanë kryer studimet jashtë vendit. Në këto shifra, 90% e zënë punonjësit që e kanë marrë edukimin arsimor në arsim publik dhe 10% në arsimin privat. Sipas këtyre të dhënave, rastet e arsimimit në institucionet publike, zënë numrin më të madh të kampionit studimor, në raport me arsimin privat?, thuhet në raportin që pritet të miratohet nga Kuvendi.