Imami: Basha nuk na çon drejt bashkimit

2018-05-12 1

Partia Demokratike doli e përçarë nga mbledhja e Kryesisë që ishte thirrur për të caktuar datën e Kuvendit Kombëtar. Arben Imami, themelues dhe anëtar i kryesisë refuzoi të jetë pjesë e grupit të punës të ngritur nga Basha që do të merret me proprozimet për ndryshimet statutore, me argumentin se mosmbledhja e Këshillit Kombëtar anashkaloi analizën për humbjet në zgjedhjet e 25 qershorit.
"Propozimi për thirrjen e Kuvendit është krejtësisht i papritur dhe nuk është i motivuar. Zgjidhjet që duhet t'i vijnë kësaj partie nuk mund të jenë zgjidhje burokratike, me një grup pune. Statusi nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar.E dyta, është çështja e Bashkimit. Ky kongres do të çojë në legalizimin e mos bashkimit. Keshilli duhet te ishte mbledhur per analizen, analiza eshte e njenshme, nuk perfaqesohej mendimi qe eshte zhvilluar ne teresi nga shume anetare dhe nga kritiket", u shpreh Arben Imami.
Zgjidhja për situtën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, sipas Imamit duhet të vijë përmes një diskutimi të hapur, ku të përfshihen të gjithë kritikët e Lulzim Bashës.
"Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Në fakt që pas zgjedhjeve në sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh me një qeverisje që më të keqe nuk mund të imagjinohet. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga Partia Demokratike.Thelbi i çështjes është ky; a do të ketë një diskutim të hapur jo vetëm me zt.Imami. Unë jam vetëm një njeri. Debati bëhet vetëm në parti. Zgjidhjet qe duhet ti vine kessj parti nuk duhet te jene burokratike vetem nga nje grup pune, por nga nje diskutim serioz", deklaroi ish-deputeti i PD.
Për Lulzim Bashën debatet në mbledhjen e Kreysisë ishin të frytshme dhe i shërbyen vënies në shina të një procesi që do të bashkojë kontributet e të gjithë demokratëve.
"Kryesia ka miratuar vendimet, të cilat do t?i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë të PD si parti e anëtarëve, për këtë transformim të PD-së që do t?i paraprijë transforimit që presin shqiptarët", tha Lulzim Basha.
Kryesia vendosi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 28 dhe 29 Prill si dhe ngritjen e një grupi pune që do të do të mbledhë të gjitha propozimet në lidhje me ndryshimet statutore, të cilat janë atribut I forumit më I lartë të Partisë Demokratike.

Free Traffic Exchange