Durrës, 4-vjeçari shkon te shtëpia e gjyshit, e përplas për vdekje makina

2018-05-12 1

DURRES - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 4-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Pavarësia" pranë zonës së plazhit. Mësohet se i mituri Bjorki Boja, ka tentuar të kalojë rrugën kur është goditur me forcë nga një "Opel" me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin Klaudio Deçka. 4-vjeçari kishte shkuar te shtëpia e gjyshit së bashku me vëllain e tij më të madh në moshë. Ai ka zbritur të luajë poshtë shtëpisë duke dalë në rrugë ku edhe është përplasur nga makina. Vogëlushi është tërhequr zvarrë për disa metra.

Free Traffic Exchange