Këneta e Vainit, pavarësisht një rr" />
Këneta e Vainit, pavarësisht një rr"/>

Ora News - "Te Diella", gruaja që ktheu lokalin me sobë në kënetë, në restorant me famë

2018-05-12 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këneta e Vainit, pavarësisht një rruge dekurajuese është kthyer një nga atraksionet më të bukura turistike dhe gastronomike. Diella Loshi është një sipërmarrëse 63 vjecare e ka nisur biznesin e saj 23 vite më parë, dhe sot kujdeset për një nga restorantet më të famshme dhe tradicionale të vendit.

Rruga Ishull-Lezhë në kënetën e Vainit është dekurajuese për turistët dhe shkatërrimtare për makinat e ulta, por për ata që kanë menduar t?i largohen zhurmës së qytetit ia vlen sakrifica.

Ata që e kanë takuar të zonjën e lokalit, nuk duan t?ja dinë për gjendjen e rrugës. Mikpritja e Diellës është po aq e veçantë sa bukuria natyrore e një vendi që pas pluhurit e baltës të dhuron gjelbërim e paqe.

Të mos ishte për tokën e trashëguar nga familja e bashkëshortit të Diella Loshit në 1995 dhe sobën e drurit që solli nga shtëpis së bashku me disa pjata, ky vend që tanimë është kthyer në biznes nuk do të ekzistonte

Dilla Lloshi: Kjo soba e shtëpisë, në qershor të 1995 erdha këtu. Atëhere kishte mbaruar dimri dhe ja mora pleqëve të shtëpisë. Ky ishteë oxhaku i parë pas sobës. Këtu prita ambasadorin e parë Xhejms Xhefri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-diella-gruaja-qe-ktheu-lokalin-me-sobe-ne-kenete-ne-restorant-me-fame

Free Traffic Exchange