Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e 8 ish punonjës të fabrikës së kripës ne Vlorë të cilët prej 6 vitesh përplasen nëper zyrat shtetërore pa marre atë që iu takon me ligj.
Gjithçka filloi në tetor të vitit 2011 kur fabrika e kripës në Vlorë u dha me koncension. Këto 8 punonjës e panë veten të flakur në rrugë pas 30 vitesh pune. Por ky ishte moment që ndjenë ?dorën e ngrohtë? të shtetit i cili mesatarisht për çdo punonjës akordoi rreth 6 milionë lekë te vjetra. Për këtë çështje u shpreh edhe gjykata me një vendim të formës së prere ku shprehet se 8 punonjësit duhet ta merrnin këtë shume.Por ka 6 vite që Ministria e Ekonomisë i ka dhënë vetëm gjysmën e shumës dhe gjysmen tjetër nuk dihet se kur do ta marrin. Punuan një jetë dhe vetë shteti nuk i jep atë që I takon me te drejte.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-ministria-e-ekonomise-mban-peng-fondin-8-punonjes-ne-vlore