Dita nderkombëtare e gruas, politika uron 8 Marsin

2018-05-12 0

Në ditën ndërkombëtare të gruas, kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur të përcjellë urimet tij nga Instituti i fëmijëve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi".

?Besoj se të gjitha nënat më të mirat në botë janë më të përkushtuarat në botë për fëmijët e tyre, por nënat e këtyre fëmijëve meritojnë edhe më shumë mirënjohje edhe më shumë dashuri. Pasi në fakt ato edhe japin më shumë dashuri se nënat e tjera, në mënyrë që t?i ndihmojnë t?i mbështesin fëmijët e tyre për të zhvilluar jo vetëm aftësi të zakonshme, por edhe aftësi të jashtëzakonshme sikurse unë kam parë këtu.

Gjithashtu, Presidenti Meta regjistroi një mesazh prekës në laboratorin e Institucionit duke lexuar një pjesë të zgjedhur nga libri ?Zemra? i shkrimtarit italian Edmondo De Amiçis.

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në qendër të kësaj dite u vu roli i gruas shqiptare në shtet-formimin, modernizimin dhe evropianizimin e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha vlerësime për punën e bluzave të bardha, ndërsa premtoi paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Ashtu si një vit më parë, gratë në kryeqytet kanë udhëtuar falas në shërbimin publik, për Kryebashkiakun Veliaj ky është një kontribut modest për punën e tyre, e cila edhe sot vijoi me mbjelljen e pemëve.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur të urojë pa fjalë, nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij, ku janë të gjitha gratë e Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste, ai e ka cilësuar atë foton e ditës.

Edhe kreu i opozitës, nëpërmjet rrjeteve sociale në këtë ditë ka shprehur mbështetjen veçanërisht për gratë që jetojnë në varfëri. Ndërsa dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile zgjodhën të marshojnë në shenjë proteste, duke kërkuar barazi dhe dinjitet për çdo grua.