Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgi" />
Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgi"/>

Ora News - "Diplomat falso", lirohet ish-pronari i “Kristalit”

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi pronarin e ish-Universitetit privat ?Kristal? që ishte arrestuar për shitje diplomash. Në fakt togat e zeza vendosën të pranonin kërkesën e prokurorisë për Ahmet Muçën, i cili u la në ?arrest shtëpie?.

Ish-pronari i Universitetit privat ?Kristal? u lirua nga paraburgimi, ku qëndronte prej 4 ditësh.

Gjykata e Tiranës vendosi të pranonte kërkesën e prokurorisë për ta lënë në ?arrest shtëpie? Ahmet Muçën, i cili akuzohet për veprën penale të ?korrupsionit pasiv në sektorin privat? dhe "falsifikim dokumentash".

Avokati Theodhori Sollaku, më herët kishte kërkuar një masë të lehtë dënimi për klientin e tij 70-vjeçar, si për shkak të moshës, ashtu edhe për faktin se nuk përbënte rrezik për prishjen e provave.

Deri në përfundimin e hetimeve Muça do të qëndrojë në "arrest shtëpie". Ai u arrestua në çastin kur po i jepte diplomën një agjenteje të infiltuar të policisë, në këmbim të 2500 eurove.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kerkohet-arrest-me-burg-ish-pronarin-e-universitetit-kristal