Në datë 2 Mars në koncertin recital të këngëtarit Alban Skënderaj në ?Hapësira e një ëndrre? mes 2000 spektatorëve, një djalë do të ngjitej në skenë, do të ulej në gjunjë dhe duke i bërë një propozim jashtëzakonisht romantik dhe të bujshëm të dashurës së tij për martesë.
Video u shpernda menjëhere nëpër portale dhe u bë shumë e famshme.
Pikërisht ky çift ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan. Pedagogu Zenel Bajrami dhe Ada Kaloçi, redaktore gjuhësore rrëfyen emocionet e propozimit para mijëra spektatorëve dhe historinë e tyre të dashurisë.
Ka qenë këngëtari Alban Skënderajt i cili ka ftuar në skenë fillimisht Bajramin dhe më pas Kaloçin me pretekstin se është shpallur fituese e një shorteu dhe aty të dy kanë përjetuar emocione të forta.
?Të gjithë janë surprizuar, madje dhe unë vetë jam surprizuar nga gjithë angazhimi që mora. Ishte krejt e papritur. Arsyeja kryesore ishte se Alban Skënderaj ishte këngëtari i preferuar i Adës dhe i imi shumë i pëlqyer. Dhe unë thash pase jo? Ti bëj një propozim aty ku Ada nuk e priste.
Shumë kolegë dhe studentë më pyetën a e njeh Albanin? Ishte thjesht një email ku ne kishim rezervuar biletat dhe kërkohej një video përshëndetëse, ky email i erdhi Adës. Unë mora kontaktin dhe pa u menduar i shkruajta. Nuk dija si do e organizoja, ishte ide e momentit. Nuk e prisja që do merrja një përgjigje pozitive, por të nesërmen më erdhi përgjigja pozitive, aty më filluan emocionet dhe thash: Po tani?
Takova stafin e organizatorëve dhe menduam si do ta zhvillonim deri në fund si një surprizë. Ata kishin organizuar një shorte për biletat dhe ne menduam që do ishim pikërisht ne të dy që Albani do të ftonte në skenë dhe më pas do më kalonte mua mikrofonin dhe unë do mbaja fjalimin.
Ne jemi njohur përmes shoqërisë tonë të përbashkët. Ishin daljet tona të përbashkëta kur sapo isha kthyer nga studimet. Pas 3 vitesh pasi njiheshim filluam të dilnim bashkë dhe kemi qenë në kinema. Aty filloi e gjitha?, tha Zenel Bajrami.
Ndërkohë Kaloçi shtoi se ishte ?pushtuar? nga emocionet dhe se ka kuptuar gjithçka nga videot që i kanë dërguar miqtë.
?Ne ishim në skenë të dy, kishim rezervuar bileta dhe kur është thirrur emri im dhe i Zenelit mendova se do isha fituese e një shorteu për numrin e biletave që kishim rezervuar. Por jo. Gjatë rrugës mendova këtë dhe kur u ngjita në skenë ndodhi çudia. Ne jemi ende me emocione. Shohim videot dhe mendojmë kur ndodhi? Përmes videove që na dërgonin miqtë kemi kuptuar çfarë ndodhi. Albani na dedikoi edhe një këngë por ne nuk e dëgjuam se ishim mbi re?, shtoi më tej Ada Kaloçi.