Një grua dyshohet se ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit pasi është marrë nga rrjedha e lumit që derdhet në liqen. Kanë qenë banorët të cilët njoftuan policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. Dëshmitarët kanë dërguar në redaksinë e tvklan.al një video nga vendi ku dyshohet se është mbytur gruaja.
Policia e Pogradecit thotë se pritet që të mbërrijnë polumbarët në vendngjarje për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit.