hqipëria do të ofrojë paketa të përbashkëta rajonale turistike për tregjet e treta.
Kjo është risia e prezantuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë Panairit Ndërkombëtar ?I.T.B Berlin Fair?, që po mbahet këto ditë në Gjermani.
Ministri Turizmit Blendi Klosi ishte i ftuar në Konferencën Ministeriale të Turizmit ku ishte zgjedhur për të folur mbi zhvillimin e turizmit, si përfaqësues i Ballkanit.
Ministri theksoi se tregu shqiptar është një treg i rëndësishëm, por duhet të jetë në bashkërendim me partnerët lokalë për të hartuar paketa të përbashkëta rajonale për tregun aziatik. Ministri Klosi u shpreh se:
?Ndihem shumë mirë që vetë personalisht kam kontaktuar disa nga tour operartorët më të mirë të mëdhenj në botë të cilët tashmë e kanë marrë vendimin që do të futen në Shqipëri. Nuk ndihem mirë aspak si Ministri Turizmi që një pjesë shumë të madhe të këtyre kërkesave ne detyrohemi t?i refuzojmë pasi kapacitetet e hotelerisë në Shqipëri vazhdojnë të jenë të cunguara dhe një numër shumë i madh i kërkesave që vijnë nga operatorët e mëdhenj refuzohen fatkeqësisht?.