Ora News - Hetimet për 613 kg kokainë, në 2 muaj menaxheri doli 6 herë nga Shqipëria

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në muajt e parë të këtij viti, Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë ?Arbri Garden?, ka lëvizur 6 herë nga Shqipëria. Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se menaxheri i kompanisë të cilës iu sekuestruan 613 kg kokainë, ka kryer 6 lëvizje në drejtim të Morinës.

Menaxheri i kompanisë ?Arbri Garden?, e cila kishte porositur kontenierin me banane ku u sekuestruan 613 kg kokainë, ka kryer 6 udhëtime jashtë Shqipërisë, vetëm në muajt e parë të këtij viti.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se ai ka lëvizur me automjetet me targat AA 361 RH dhe AA 471 SU.

Në 2 janar të këtij viti ai ka dalë nga dogana e Morinës dhe u kthye sërish atë ditë, ndërsa udhëtimi i radhes ishte më 13 janar, për t?u kthyer brenda ditës. Më 21 janar ishte dalja e tretë, ndërsa e katërta më 22 janar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-613-kg-kokaine-ne-2-muaj-menaxheri-hyri-dhe-doli-6-here-nga-shqiperia