Ekskluzive/ Meta kerkon per here te trete sqarime nga MPJ mbi negociatat per detin me Greqine

2018-05-12 1

Vazhdon ping pongu mes Presidenti të Republikës, Ilir Metës dhe ministrit të jashtëm, Ditmir Bushatit për autorizimin që do të mundësojë nisjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje me palën greke. Tv klan ka mësuar së kreu i shtetit i ka kthyer për herë të tretë mbrapa ministrit të jashtëm kërkesën për autorizim.

Pas dosjet me afro 100 faqe që Ministria e Jashtme i dërgoi të mërkurën kreut të shtetit, ky i fundit i ka kërkuar sërish informacion shtesë ministrit të jashtëm.

Burimet e Tv Klan bëjnë të ditura se pikërisht për këtë kërkesë të re është diskutuar dhe në takimin mes presidentit dhe kryeministrit.

Të njëjtat burime pohojnë se kreu i shtetit ka arritur ta bind kryeministrin Edi Rama se kërkesa e ministrit të jashtëm ka sërish mangësi ligjore. Për këtë arsye thonë të njëjtat burime ministria e jashtëm është duke riplotësuar dokumentet shtesë që i duhen presidentit të republikës për të firmosur autorizimin.

Ndërkohë burime zyrtare nga ministrja e jashtme mohojnë që në adresën e këtij institucionit të këtë mbërritur një kërkese e re nga kreu i shtetit. Sipas tyre në dosjen që ministri i jashtëm i ka dërguar të mërkurën presidentit është dhënë një informacion shterues për çdo njërën nga kërkesat e bëra prej tij.

Në komentin e këtij institucioni bërë me kërkese të Tv Klan thuhet se dosja ka afro 100 faqe. Në kërkesën e parë që ishte më pak voluminoze kreu i shtetit mori plot një javë kohë për ta dalë me një qëndrim.

Burimet e Tv Klan që flasin për kërkesën e re të presidentit nuk jepen detaje se për kë nga pikat e parashikuara në dhënien e autorizimit ka mangësi në kërkesën e bërë nga Ministria e Jashtme.

Vetë ministri Bushati në një konferencë për shtyp të martën deklaroi se po punohet si një ekip me përfaqësuesit e presidentit për të sqaruar çdo detaje për të patur një qasje solide.

Free Traffic Exchange