Lotët e nënës për 8 mars, 20 vite pa folur me djalin

2018-05-12 2

Shadie Bakalli këtë 8-mars e ka festuar e vetme, ashtu siç bën prej 20 vitesh, që kur i biri u largua nga Shqipëria dhe nuk e takoi më.

Në një gjendje të rënduar shëndetësore por edhe social-ekonomike, Shadia jeton e vetme në një apartament në zonën e ?Ali Demit? në kryeqytet, aty ku nipi i saj dhe komshinjtë e pallatit shkojnë dhe e shohin hera herës.

Shadia rrëfen, se në këtë ditë, kur figura e nënës lartësohet, ajo ndjehet akoma më e vetmuar, pasi nuk e ka dashurinë e të vetmit fëmijë që solli në jetë.

Shadia shprehet, se fotografitë që i mban përpara syve të saj çdo ditë, i ka marë nga rrejtet sociale, pasi i biri nuk i ka dërguar qoftë edhe një të tillë. Megjithatë, ajo thotë, se dashuria e prindit për fëmijën kurrë nuk ka fund.

E sëmurë, ajo jeton mes varfërisë dhe mungesës së një personi që mund të kujdeset për të, madje shprehet, se ka katër vite që nuk ka dalë dot nga shtëpia, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në këtë ditë të veçantë, Shadia ka një apel për të rinjtë: Që të vlerësojnë dashurinë e prindërve.

Megjithatë, 70-vjeçarja jeton me shpresën, se një ditë i biri do ndryshojë mendje dhe do vijë ta takojë.

Për më shumë lexoni në:http://www.channel-one.al/lotet-e-nenes-per-8-mars-20-vite-pa-folur-me-djalin/

Free Traffic Exchange