8-marsi nuk mund të perceptohet pa dhurata. Megjithëse ka nisur nga një protestë, kjo ditë trajtohet më shumë si festë ndaj edhe pjesëtarët e familjes apo të afërmit bëjnë shumë dhurata për femrat që kanë përreth vetes.
E ashtu sikundër për çdo vit ne gjendemi pëpara dilemës se çfarë dhurate do të bëjmë këtë vit, trendi më i fundit që vjen janë dhuratat e personalizuara.
Nuk ka asgjë më të bukur se sa ti kushtosh diçka tepër speciale nënës , motrës apo grave të tjera që doni ti bëni dhurata.
Feridjola dhe Besjana Vajvoda janë dy motra të cilat kanë rreth 4 vjet që ju heqin peshën e dilemës së bërjes së dhuratave. Ato kanë aftësi krijuese dhe talentin për të propozuar ide të veçanta.
Pjata me fotografi, kartolina apo punime të ndryshme artizanale janë disa nga propozimet që motrat Vajvoda ju sjellin jo vetëm për ditën e 8 marsit, por edhe për festa të tjera përgjatë vitit.