http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi të gjitha gratë dhe vajzat duke u shprehur atyre mirënjohjen për sakrificën dhe përkushtimin për qytetin.
?Sot apeli më i madh është për ne burrat dhe djemtë, që të tregohemi më zotërinj me to, të kuptojmë që pjesën më të madhe të sakrificës, por edhe të mundit, nga mbajtja e shtëpisë e deri te punët e qytetit, e marrin nënat dhe vajzat. Më vjen mirë që me një gjest të vogël simbolik transporti publik për to ishte falas sot. Është një gjest i vogël mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin që gratë dhe vajzat japin për suksesin e qytetit të Tiranës?, deklaroi Veliaj
Kryetari i Bashkisë deklaroi se Tirana është në krye të emancipimit dhe të përfaqësimit në jetën publike te grave.
?Ca gjëra janë më mirë se ç?kanë qenë kur flasim për barazi gjinore, megjithatë kemi ende disa gjëra që duhen rregulluar. Ende duhet të luftojmë për paga të barabarta për të njëjtën punë, si për burrat, si për gratë. Ende duhet të luftojmë për më shumë pjesëmarrje. Fakti që Tirana është një histori suksesi nuk do të thotë që e gjithë Shqipëria dhe të gjitha bashkitë aplikojnë të njëjtat kuota dhe të njëjtin angazhim. Ndaj, më vjen mirë që sot si Tiranë jemi të parët në emancipim, por unë prapë besoj që më e mira është përpara?
Këtë 8 mars, nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë iu bashkuan edhe një grup i nënave me fëmijë autikë.