http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përçarja mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është thelluar edhe më tej.
Pas largimit të disa prej figurave kryesore, i fundit qe braktisi lëvizjen ishte kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai sqaroi se përçarjet dhe dallimet brenda partisë e detyruan të merrte vendimin ekstrem. Por dorëheqja është kritikuar gjerësisht nga anëtarët e tjerë brenda partisë. Deputetja Albulena Haxhiu tha se largimi i Shpend Ahmetit është një gabim i madh.
Përmes një deklarate, Vetëvendosje, thekson se ikja e Shpend Ahmetit është një zhgënjim i madh.
?Fatkeqësisht Shpendi ka zgjedhur që të mbajë anën e atyre personave që për mbi një vit e gjysmë punojnë brenda Lëvizjes, kundër Lëvizjes, persona të cilët në valën më të madhe të angazhimit për fushatë e për balotazh, e kalonin kohën nëpër takime informale për prapaskena, duke u marrë me thashetheme përçarëse e duke pritur të kryheshin zgjedhjet për të dhënë dorëheqjen?
Lëvizja Vetëvendosje po reflekton gjithnjë e me shume përçarje e mosmarrëveshje duke mos gjetur një gjuhë të përbashkët mes anëtarëve te saj.
Pak vite më parë, ata ?ishin një grup njerëzish që thonin se refuzonin të nënshtroheshin, dhe qe synonin arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës.
Por sot, pushteti i fituar ne kryeqytet dhe fuqia e rritur ne parlament, duket se ka gërryer edhe ketë force politike. Visar Ymeri është larguar, ndërsa ne krye u rikthye Albin Kurti.