Report TV Ekskluzive, 7 persona qëllojnë me kallash e pistoleta, 3 të plagosur në Vlorë

2018-05-12 2

VLORE-REPORT TV siguron pamjet ekskluzive të përplasjes me armë zjarri në datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.






DINAMIKA E PËRPLASJES ME ARME ZJARRI
Në përplasjen me armë zjarri u përfshinë dy grupe kriminale me tre makina. Në makinën tip ?Fiat? kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ?Benz?.



Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë, qw ka siguruar sot Report Tv. Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj kanë deklaruar se fillimisht ka qenë mjeti tip ?Benz? që i ka prerë rrugën ?Fiatit? ku po udhëtonin te Kisha Ortodoske. Drejtuesi i automjetit tip ?Fiat? ka bërë indietro duke tentuar që të largohet, por më pas ka ardhur fuoristrada ku ka qenë Gazmend Canaj dhe dy personat e tjerë.

Free Traffic Exchange