http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot studentët do të mund të mësojnë, kërkojnë e më shumë për të shkuarën komuniste, e gjithçka prej fakteve dhe dokumenteve që kanë mbijetuar nga ajo kohë.
Autoriteti i Informimit për Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për me Universitetin e Tiranës për studimin dhe kërkimin shkencor në lidhje me historitë e errëta të Shqipërisë komuniste.
Rektori Mynyr Koni premtoi se fale kësaj marrëveshjeje do të pagëzohet edhe një nga laboratorët shkencorë, me emrin e një prej të shkencëtareve të para shqiptare, dosja e së cilës është hapur së fundmi nga Autoriteti i Dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit.
Falë kësaj marrëveshjeje studentët do të kenë mundësi të bëjnë praktika mësimore, trajnime, por edhe monitorime pranë Autoritetit.