Ora News - Ora News në Obot të Shkodrës, fshati i kthyer në ishull

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fshatin Obot nuk mund të depërtohet veçse me varka.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata ishte atje për të sjellë nga afër gjithë situatën.

Banesa dhe oborre të mbuluara nga uji.

Ministria e Mbrojtjes paraditen e sotme solli këtë informacion: Në njësinë administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1000 ha tokë, si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative. Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka.

Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Ministria e Mbrojtjes dhe e Energjisë thotë se përmbytja ka ardhur për shkak të fryrjes së lumejve nga reshjet dhe shkrirja e borës.

Ndërkohë banorët pretendojnë se përmbytja ka ardhur nga shkarkimet e HEC-eve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ora-news-ne-obot-te-shkodres-fshati-i-kthyer-ne-ishull

Free Traffic Exchange