Reshjet e shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkun e Gjirokastrës, pasi në fshatin Tërbuq në njësinë Administrative Odrie 5 familje janë evakuuar, pasi ka rrëshqitje dherash. Sipas Shefit të Emergjencave Civile, Fati Brahimi nga rrëshqitja e dherave rrezikon që të bjerë një shkëmb.
Ai thekoi se do të bëhet një çarje e kontrolluar e shkëmbit për të mos rrezikuar, ndërsa familjet nuk do të lejohet që të rikthehen. Ndërkohë që probleme ka edhe në fshatin Cerunjë në Elbasan dhe Lezhë.