Situata e arsimit në Shqipëri pas 131 vitesh që nga hapja e shkollës së parë shqipe nga Pandeli Sotiri ka qenë temë e emisionit "Arena" në Ora News. Të ftuarit në studio kanë folur për atë çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë për përmirësimin e sistemi arsimor në vendin tonë, që nga parashkollorët e deri tek Universitetet.
Duke u ndalur tek sistemi arsimor, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se Shqipëria, për shkak të sistemit të Arsimit të lartë rrezikon të nxjerrë student fals.
Problemet në arsim i kanë komentuar edhe gazetari Mentor Kikia dhe ish-zëvendësministrja e Arsimit, aktualisht deputete e LSI, Nora Malaj, të cilët kanë deklaruar se problemi kryesor qëndron tek mungesa e profesionistëve nëpër shkolla dhe universitete.
Më tej Nora Malaj ka deklaruar se e ka paralajmëruar kryeministrin e vendit për një kolaps në të cilin do të futen Universitetet nga mungesa e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartë.