Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; ?Martesa? është ndër filmat më të ri shqiptar i cili pa dyshim provokon, por edhe thyen shumë tabu. Me regji nga Blerta Zeqiri, ky film ka guxuar të prekë një temë të ndjeshme siç është dashuria në gjininë e njëjtë mes dy djemve. Pas një premiere të sukseshme në Estoni, ku ka rrëmbyer dhe dy çmime në festivalin ?Black Night? në Talin, filmi korri sukses në Kosovë dhe tashmë do të vijë për publikun shqiptar duke filluar që nesër.
Blerta Zeqiri, regjisore e filmit ?Martesa? dhe Genc Salihu, muzikant dhe aktor në film ishin në studion e ?Rudina? në Tv Klan.
?Filmi trajton një fenomen shumë të përhapur, vë në qendër një trekëndësh dashurie gjatë një martese dhe dashurinë e madhe mes dy burrave si dhe humbjen e ketij pasioni për shkak të një gruaje.
Anita (aktorja Adriana Matoshi) është një grua e re dhe e zhdërvjellët që jeton në Prishtinë, ajo mbështetet tek burri i pashëm që do t?i bëhej bashkëshort, Bekimi (aktori Alban Ukaj). Por kjo siguri thyhet në momentin kur Noli (aktori Genc Salihu) kthehet nga Franca për t?u takuar me dashurinë e tij të vjetër, Bekimin. Martesa e Bekimit dhe Anitës, mund të konsiderohet si momenti me i trishtë në film, moment të cilin Noli e vuan shumë?, tha Salihu.