Ora News - Piano e violonçel, mësuesit përditë nga Tirana në Lezhë për të dhënë mësim

2018-05-12 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çdo ditë me autobus nga Tirana në Lezhë. Zhurma dhe bisedat e udhëtarëve është muzika e zakonshme e mëngjeseve të Fatjon Kotorrit dhe Florjan Hoxhës.

Mos mendoni se janë artistë që po nxitojnë për diku. Janë të dy mësues muzike. Nisen nga kryeqyteti në orën 10 dhe mbërrijnë në shkollën Besëlidhja në 11 e gjysmë në Lezhë.

Fatjon Kotorri: Që të jemi realistë, fillimisht ka qenë e vështirë sepse nuk ishim mësuar me udhëtime. Tani jam mësuar pasi po bëj gati 6 muaj që vij çdo ditë nga Tirana në Lezhë, por është kënaqësi e madhe. Kjo është mbi gjithçka, sepse profesioni i mësuesit është mision.

Florjan hoxha: Vështirësi ka sigurisht, por ja vlen, sidomos kur e di që ti po punon në profesionin tënd. Po punojmë në profesion atë që kemi studiues gjithë jetën.

Shkolla ?Besëlidhja?, prej 3 vitesh ka hapur klasat e muzikës të pajisura me instrumentet e duhura ku nuk mund të mungojnë piano, kitara, violina dhe fizarmonika. Kushtet janë minimale dhe nuk përputhen me dëshirën dhe nevojat e nxënësve.

Florjan Hoxha: Ka shumë gjëra që mund të ndryshohen, mund të jenë kushtet, por gjithsesi puna ime mbetet vetëm me fëmijët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/piano-e-violoncel-mesuesit-perdite-nga-tirana-ne-lezhe-te-dhene-mesim

Free Traffic Exchange