Ora News - Sakrifica e mësuesit, bën 2 orë e gjysmë rrugë në këmbë për të dhënë mësim

2018-05-12 20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mësues Ramazan Lila, lë shtëpinë e tij në fshatin Murriz të Zallbastarit, për të dhënë mësim në shkollën e fshatit Selitë Mal.

Mësuesi: Rreth dy ore e gjysme, nuk duhet te humbasim edhe shumë kohë se terreni është shumë i vështirë, malor ku nuk ka as rrugë makine.

Këtë rrugë e cila gjarpëron rrezikshëm në terrene të vështira thuajse e ka krijuar vete duke hapur shtigje të reja. Të vetmit bashkudhëtar të tij, janë bora, shiu, përrenjtë dhe shkëmbinjtë.

Mësuesi: Kemi edhe një ore e 30 minuta. Duhet pasur kujdes edhe nga kafshët e egra. Më motivon pasioni i mësuesit.

Nertila: E keni menduar ndonjëherë te hiqni dorë?

Mësuesi: Nuk kam bërë ndonjëherë tentativë të braktisë profesionin tim nga lartësia. Ky është fshati Selita e Malit. Shkolla është në fund të fshatit atje. Një moment i vështirë ka qene një dite dimri, ku bora ishte mbi 60 cm dhe u bllokova, celulari nuk punonte, u frikësova, por i dhashë kurajë vetes dhe ia dola.

Ramazani është prindër i tre fëmijëve, të cilët jo gjithmonë e kanë pasur të atin pranë, detyra i kërkon që t`i qëndroj larg shtëpisë ndërsa barra për kujdesin i kalon bashkëshortes

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sakrifica-e-mesuesit-ben-2-ore-e-gjysme-rruge-ne-kembe-te-dhene-mesim