Rudina/ “Martesa”, filmi shqiptar qe thyen tabu (07.03.2018)

2018-05-12 3

?Martesa? është ndër filmat më të ri shqiptar i cili pa dyshim provokon, por edhe thyen shumë tabu. Me regji nga Blerta Zeqiri, ky film ka guxuar të prekë një temë të ndjeshme siç është dashuria në gjininë e njëjtë mes dy djemve. Pas një premiere të sukseshme në Estoni, ku ka rrëmbyer dhe dy çmime në festivalin ?Black Night? në Talin, filmi korri sukses në Kosovë dhe tashmë tashmë do të vijë për publikun shqiptar duke filluar që nesër.
Blerta Zeqiri, regjisore e filmit ?Martesa? dhe Genc Salihu, muzikant dhe aktor në film ishin në studion e ?Rudina? në Tv Klan
?Filmi trajton një fenomen shumë të përhapur, vë në qendër një trekëndësh dashurie gjatë një martese, dashurinë e madhe mes dy burrave dhe humbjen e ketij pasioni për shkak të një gruaje.
Anita (aktorja Adriana Matoshi) është një grua e re dhe e zhdërvjellët që jeton në Prishtinë, ajo mbështetet në sigurinë se me burrin e pashëm që do t?i bëhej bashkëshort, Bekimi (aktori Alban Ukaj ). Siguri e cila thyhet ne momentin kur Noli (aktori Genc Salihu) kthehet nga Franca për tu takuar me dashurinë e tij të vjeter, Bekimin. Martesa e Bekimit dhe Anitës, mund të konsiderohet si momenti me i trishtë në film, moment të cilin Noli e vuan shumë?, tha Salihu.

Free Traffic Exchange