Pas denoncimit nga Shqiptarja.com dhe Report Tv lidhur me mungesën e transparencës nga ana e AKEP-it, për tarifat e reja të telekomunikacionit duke nisur nga data 1 mars 2018, sot disa nga kompanitë celulare patën një dëgjesë me kreun e AKEP Ilir Zela në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi e pyeti Zelën lidhur me shqetësimin e ngritur nga disa operatorë për vendimmarrje të nxituar dhe e pyeti se çfarë po ndodhte.
Zela u mundua t?i shmangej kësaj pyetjeje duke u mjaftuar të thotë se nuk ka asnjë situatë dhe se bëhet fjalë vetëm për shkrime të publikuara me angazhimin e disa agjencish reklamash.
Një specialiste e AKEP e pranishëm në mbledhje, pranoi më pas se po merren në shqyrtim ankesat e grupeve të interesit dhe do të reflektohen në vlerësimet që do të bëhen në vijim.