Rama, kokë më kokë me Metën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bllokimi i nisjes së nëgociatave me greqinë ne presiedencë duket se ka cuar kryeministrin edi rama në zyrën e ilir metës.
Rreth orës 16.00, Shefi i qeverisë hyri i vetëm në selinë e presidencës. Ai zhvilloi një takim kokë më kokë me metën, në një bizedë që zgjati afro një orë.
Burimet nuk bënë të ditura detaje të takimit, por pohuan se ai kishte në qendër pikërisht cështjen e negociatave me greqinë për një sërë ceshtjes, ku më kryesorja dhe delikatja njëkohësisht, është ajo e kufirit detar.

Presidenti ka refuzuar dy herë të firmosë autorizimin për ministrinë e jashtme, duke kërkuar më shumë informacion lidhur me zbatimin e detyrave të lëna nga gjykata kushtetuese 8 vjet më parë, mbi negociatorët dhe pastërtinë e tyre, mbi strategjinë konkrete të negociimit etj.

Për të gjitha këto, ministri Bushati siguroi në intervistën për vizion plus, një ditë më parë, se do tia dërgonte të dhënat e plota presidentit.

Por sot, Meta shfrytëzoi një takim me rastin e 7 marsit për ti përcjellë në distancë mesazhin shefit të diplomacisë, se duhet të bëjë durim.

??na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur?

E duket se pikërisht kjo deklaratë frenuese ka vënë në ;lëvizje nga ana tjetër kryeministrin Rama.
Pak kohë më parë shefi i qeverisë ishte shprehur optimist për një finalizim të marrëveshjeve mes dy vendeve gjatë vizitës në muajin prill në shqipëri të kryeministrit grek aleksis cipras.
Por ngecja e autorizimit në presidencë duket se po i zhvendos këto afate, edhe pse Bushati shpresëplotë e quajti presidentin, pjestar të së njëjtës skuadër në përballjen me Greqinë.