Report TV - Jehona e 7-marsit, një ditë në shkollën me nxënës me aftësi ndryshe

2018-05-12 4

Shkëlqimi dhe bukuria e 7-marsit nuk gjendet vetëm në shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm, por edhe në shkollat speciale. Është pikërisht shkolla speciale Luigj Gurakuqi e cila trajton fëmijët me aftësi ndryshe. Në të mësojnë dhe edukohen 121 fëmijë , 89 djem dhe 32 vajza.
Misioni i kësaj shkolle është përmirësimi cilësor i jetës së nxënësve nëpërmjet zhvillimit maksimal të aftësive mendore fizike e speciale. Mësuese e tyre përpiqen që ti përgatisin fëmijët me shprehi të domosdoshme praktike për të qenë sa më të pavarur në jetën e përditshme.
Kamera jonë vizitoi çdo ambient të kësaj shkolle, për të treguar punën e madhe që punonjësit kryejnë.
Në fillim shkuam në disa prej klasave ku jepej mësim në të cilat fëmijët mësoni të shkruanin , të lexonin apo të merreshin me aktivitete të ndryshme që i ndihmojnë ata të zhvillohen.
Në shkollën speciale Luigj Gurakuqi , tashmë të rikonstruktuar është vendosur salla e perceptimit, ku janë të instaluara pajisje modern të cilat zhvillojnë aftësitë psiko-motorë të fëmijëve.

Free Traffic Exchange