Report TV - 86 diploma të falsifikuara nga Universiteti Kristal, përfitimi 215.000 euro

2018-05-12 2

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, lidhur me falsifikimin e diplomave në emër të universiteti të mbyllur prej disa vitesh, "Kristal" dhe arrestimit të pronarit të tij, Ahmet Muça ka dhënë shpjegime lidhur me shqetësimin e diplomave false.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ministria e Arsimit sqaron se, "refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014". MAS thekson gjithashtu se janë 86 diploma të falsifikuara, të cilat janë zbuluar pas mbylljes së Universitetit në vitin 2014.

Për një diplomë të falsifikuar paguhej 2500 euro. Për 86 diploma false, në adresë të pronarit të "Kristalit" Ahmet Muça janë paguar 215 mijë euro.