Simboli i humanizmit, Liljana Luani, mësuesja e fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja

2018-05-12 6

SHKODER - 7 marsi dita e mësuesit është një datë e cila kujton sakrificat dhe përkushtimin e mesuesve në kultivimin e dijes. Por ka mësues të cilët shkojnë pertej profesionit duke e shndërruar atë në një mision të shenjtë.

E tillë është dhe mësuesja Liljana Luani e cila prej më shumë se një dekade jep mësim aty ku liria është e mohuar. Ajo përveçse mësuese në shkollën ?Pashko Vasa? jep mësim vullnetar në familjet të cilët vuajnë fenomenin e gjakmarrjes.

Ajo tregon momentin kur është betuar në heshtje se do i ndihmojë derisa të ketë fuqi këta fëmijë fatkeq. Liljana ka bërë ç'është e mundur dhe per integrimin e nënave të familjeve në gjakmarrje si hallkë kryesore për luftimin e këtij fenomeni.