Grupi hetimor që po shqyrton dosjen e prona" /> Grupi hetimor që po shqyrton dosjen e prona"/>

Ora News - Hetimet për "Kristalin", Ahmet Muça dyshohet se ka falsifikuar dhe 17 diploma të tjera

2018-05-12 11

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grupi hetimor që po shqyrton dosjen e pronarit të Universitetit Kristal i cili u arrestua në Tiranë, dyshon se Ahmet Muça ka falsifikuar dhe diplomat e 17 studentëve të tjerë.

Nga burimet policore mësohet se po verifikohen regjistrat e këtij universiteti që ndodhen në Ministrinë e Arsimit, pasi dokumentacioni ndodhet aty që prej viti 2014.

Sipas Prokurorisë në diplomat që shiste biznesmeni Ahmet Muça veç firmës së dekanit dhe kancelarit që janë vendosur me anë të skanimit edhe numri i amzës është bërë me bojë të njomë, çka nënkupton se shënimi është bërë kohët e fundit, edhe pse diplomat lëshoheshim për periudhën 2009-2014 ose në datat e mëparshme.

Tri ditë pas arrestimit në flagrancë të bzinesmenit, Prokuroria e Tiranës dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ahmet Mucajt me akuzën e shitjes së diplomave.

Burimet thanë për Ora Nevvs se organi I akuzës ka kërkuar një masë më të lehtë se arresti me burg por nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-kristalin-ahmet-muca-dyshohet-se-ka-falsifikuar-dhe-17-diploma-te-tjera