Ekskluzive, aksioni në Ekuador ku u kapën 93 kg kokainë në kontenierët e 'Arbri Garden'

2018-05-12 3

Report TV ka mundur të sigurojë videon e publikuar nga policia e Ekuadorit pak momente pasi u kapën 93 kg kokainë në një kontejner me banane. Ngarkesa e bananeve ishte porositur nga kompania shqiptare Arbri Garden tashmë nën hetim pas kapjes së 613 kg kokainë disa ditë më parë. Policia Ekuadorit në një komunikatë për mediat thotë se me 24 Nëntor 2015.
Operacioni Catia u zhvillua në portin Simón Bolívar pas një kërkimi nga Skuadra e Informacionit e Porteve dhe Aeroporteve nga ku u vlerësua me risk të lartë kontejneri me numër GESU9416694 që i përkiste kompanisë CEICONSA S.A. Ky kontejner kishte si vend mbërritje finale Shqipërinë. Në pjesën e sipërme të tavanit u gjetën të fshehura 82 pako të cilat rezultuan 93,3 kg kokainë.