Ora News - Zvicra kërkon kushte për investitorët

2018-05-12 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi zviceran vijon që të ketë interes të ulët për të investuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të klimës së papërshtatshme që sipërmarrja gjen. Përmirësimi i të bërit biznes dhe lufta ndaj korrupsionit kanë qënë disa nga pikat që ka ngritur Sekretarja e Shtetit zviceran për çështjet ekonomike në një intervistë për Ora Neës.

Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch: Duhet një mjedis miqesor pa korrupsion dhe me pak burokraci për të përmirësuar klimën e investimeve. Funksinimi i ligjit dhe e drejta e pronës kanë shumë rëndesi për tërheqjen e investimeve. Kemi 30 kompani në Shqipëri por mund të kishim edhe më shumë shpresoj të ndodhë.

Sekretarja e Shtetit për Ekonominë ka vlerësuar reformën në drejtësi pasi kompanitë zvicerane sipas saj kërkojnë zbatimin e kuadrit ligjor.

Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch: Qeveria duhet të vijojë vendosmerinë për miratimin e reformës në drejtësi pasi kjo do të ofronte më shumë siguri e besim edhe për bizneset.

Marrdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Zvicrës vlerësohen në nivele të ulta. Por sekretarja zvicerane e shtetit thotë se ka hapësira për ti përmirësuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zvicra-kerkon-kushte-investitoret