Ambasada e Rusisë në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka reaguar ndaj një investigimi të revistës amerikane ?Mother Jones?, ku Rusia akuzohej se kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri.
Në investigim përmendej edhe lobimi në favor të liderit të opozitës Lulzim Basha për t?u takuar me komngresmenë republikanë amerikanë si dhe për të dalë në një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, por lidhur me këtë pjesë ambasada nuk ka bërë koment, por është mjaftuar të thotë vetëm se artikulli në fjalë është një ?trillim krejtësisht absurd?.
Fokusi i ambasadës ka qenë te akuza për ndërhyrje te zgjehdjet e fundit parlamentare të Shqipërisë.