Report TV - Familja e Taulant Lushnjanit nga Elbasni në kushte të mjerueshme

2018-05-12 0

Heqja nga ndihma e skemës ekonomike ka larguar qindra familje. Mbi 400 familje raportohen së fundmi që nuk trajtohen më me ndihmë ekonomike në Elbasan. Arsyet e largimit janë nga më të ndryshmet, shpesh herë edhe absurde. Një rast i tillë është edhe me familjen Lushnjani nga qyteti i Elbasanit. Kryefamiljari, Taulant Lushnjani thot se nga muaji janar ai nuk merr ndihmë ekonomike, pasi e akuzojnë si abuzues, sepse është i vetëpunësuar. 41 vjecari thotë se prej katër vitesh për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, detyrohet të mbledhë kanaçe, për të plotësuar tërdhurat për bukën e gojës. Me dy fëmijtë e tij jetim, Taulanti detyrohet të bëj çmos për të plotësuar edhe nevojat e një nëne, pasi gruaja e tij ka vdekur sapo ka sjellë në jetë vajzën e tij të vogël. Ai sot jeton në një banesë e cila nuk është e tij.

Të vetmen të ardhur që ka është kempi që merr djali, por për shkak të sëmundjes është i detyruar ti blejë medikamente. Sikur të mos mjaftonin të gjtha këto, nisjen e aksionit të ujit të pijshëm e pret më frikë. As vetë nuk e di sa është debitor ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit. Të vetmen gjë që di është se është gati të shkojë në burg, vetëm që shteti të kujdeset për dy fëmijët e tij.