Politika uron mesuesit per 7 Mars

2018-05-12 0

Si çdo vit, nuk ka munguar urimi i politikës për mësuesit në festën e tyre kombëtare. Presidenti, urimin e tij e dha në shkollën "Fan Noli" ku ka kryer disa vite të shkollës 9-vjeçare. Meta apelon për bashkëveprim mes shkollës dhe familjes, për të edukuar të rinj më të përgjegjshëm.

Kryeministri, veç urimit ka dhe një ndjesë publike për të gjithë mësuesit, në emër të gjithë politikanëve. Kryeministri flet dhe për reformën në sistemin arsimor, ku ndër të tjera parashikohet që duke filluar nga ky vit i ri shkollor maturantët që do të zgjedhin degët e Mësuesisë duhet të kenë mesatare shumë të lartë për t'u ulur në auditorët e universiteteve.

Kryebashkiaku Veliaj iu ka dhuruar mësuesve të kryeqytetit një hapësirë të dedikuar me pemë, që e ka inauguruar si 'Shtegu i Dijes'. Ndërsa dhurata që premton për gratë dhe vajzat për ditën e 8 Marsit, Veliaj nuk ia beson surprizës. Ai lajmëron se të gjitha gratë dhe vajzat që përdorin transportin urban ditën e enjte do të udhëtojnë falas.