Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjitha trevat shqiptare u festua sot 7 marsi, festa kombëtare e Mësuesit. Fëmijët vërshuan drejt shkollave me tufa me lule e dhurata, si shenje vlerësimi e dashurie për të cilësuarit, prindi i dytë. Emocione dhe atmosferë festive, u krijua në çdo klasë pavarësisht gjendjes së godinës, qytetit apo fshatit ku ndodhej.
Dhuratat i kishin përgatitur më herët. Në mëngjes, blenë lule të freskëta. Dhe të gjithë vërshuan në shkolla për të uruar mësuesit.
Kamera e Ora News e gjeti të papërgatitur një mësuese në Elbasan, për ti marrë emocionet e vërteta të një marrëdhënie të veçantë.
Nxënësit e klasës së parë në shkollën "Andon Xoxa" në Fier, e rrethuan mësuesen e tyre me buqeta me lule dhe urime, ndërsa prisnin me radhë përqafimin e saj.
Emocione të ngjashme dhe atmosferë festive, këtë 7 mars pati thuajse në çdo klasë, pavarësisht gjendjes së godinës, qytetit apo fshatit ku ndodhej.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/festohet-sot-7-marsi-dita-e-mesuesit