Partia Demokratike: Asnjë lidhje me rusët! - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka hedhur poshtë çdo lidhje me kompani ruse duke e cilësuar shkrimin tek ?Mother Jones?, si një raportim te paguar nga qeveria Rama. Ne nje deklarate për mediat, Partia Demokratike thekson se shkrimi është qesharak për nga përmbajtja dhe skandaloz për nga falsifikimi i fakteve dhe kapërcimet logjike. Sipas PD, fushata e ndërmarre nga Rama synon te shkurajoje përpjekjet e opozitës kundër drogës dhe krimit.



Partia Demokratike nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.



Shkrimi i publikuar ne median amerikane u debatua edhe ne komisionin e ligjeve dhe socialistet paralajmëruan hetim per ketë çështje.



Alket Hyseni: E gjetur ne sikletin e Evgjenit dhe Kostandinit këta njerëz kërcejnë nga belaja dhe këta do te japin llogari ne KQZ patjetër, po edhe ne pastrimin e parave patjetër, po edhe ne prokurori patjetër.



Gent Strazimiri: Është nje nga ato paçavuret qe ekziston vetëm per te goditur presidentin Trump dhe ka marre te paktën dy milionë euro nga financuesi i këtyre dhe nga Edi Rama personalisht edhe për kete shkrim.



Ndërkohe qe kryetari i KQZ Klement Zguri sqaroi se transparenca per financimin e kontratave te lotimit qe PD ka nënshkruar vitin e kaluar është debatuar edhe me heret ne komision, por çështja mbetet e hapur.



Ne nëntorin e vitit te kaluar media publikoi dy kontrata qe PD kishte lidhur me kompani lotimi ne shtetet e bashkuara te cilat nuk ishin deklaruar ne komisionin qendror te zgjedhjeve. Asokohe PD sqaroi se këto shpenzime jane pjese e deklarimeve vjetore qe bëjnë partitë politike dhe jo pjese e fushatës dhe pritet qe deri ne fund te këtij muaji partia me e madhe e opozitës te beje transparence per këto kontrata.