Meta: Çdo gjë në kohën e duhur - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nga të gjitha kontaktet, nga të gjitha bisedat, ndjesia ime është që Presidenti i Republikës është po aq i interesuar sa dhe ne, për të vijuar më tej këtë temë.



Një ditë pas kësaj deklarate dhënë për Vizion Plus mbi negociatat me Greqinë, nga shkolla ?Fan Noli?, Presidenti Meta i është përgjigjur kreut të diplomacisë, duke i sjellë në vëmendje maturinë.





Prej ditësh Ministria e Jashtme dhe Presidenca janë në një komunikim intensiv për të arritur dhënien e autorizimit nga ana e kreut të shtetit për nisjen e negociatave me palën greke.



Dy herë presidenti kërkoi informacione shtesë, të cilat zoti Bushati në intervistën dhënë për Vizion Plus, siguroi se do t?ia jepte të plota.



Mes tij dhe kreut të shtetit pati edhe një takim pikërisht mbi këtë çështje ditën e hënë.



Por duket se palët po shkojnë drejt zgjidhjes së çështjes, e këtë e paralajmëroi vetë Bushati teksa tha se, si Qeveria ashtu dhe Presidenca janë në një skuadër në negociatat me Greqinë.